Mustafa: 50 ditë entuziazëm, sfidë, mund e kënaqësi

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Mustafa u shpreh se shërbimi ndaj qytetarëve nuk ka kufij

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot numëroi të arriturat e tij gjatë 50 ditëve punë në pozitën e ministrit.

Përmes një shkrimi të gjatë në facebook, Mustafa shkroi se ditët e tij si ministër ishin 50 ditë entuziazëm, sfidë, mund e kënaqësi.

Duke përmendur projektet dhe sfidat që ka kaluar, Mustafa u shpreh se projektet që i kanë nisur do t’i monitoroj me të njëjtin zell e përkushtim. “Shërbimi ndaj vendit dhe qytetarëve nuk njeh kufi”, shkroi ndër të tjera Mustafa.

Kujtojmë që, mbrëmë në Kuvend u votua mocioni i mosbesimit, i inicuar nga LDK, me ç’ras u rrëzua qeveria Kurti./21Media