“Deklarata e SHBA-ve për ratifikimin e kufirit, porosi e qartë”
Mustafa tha se SHBA-të konfirmuan edhe një herë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar në Facebook thirrjen e Ambasadës së SHBA-ve drejtuar deputetëve, që ta miratojnë demarkacionin. Mustafa ka thënë se duhet ta ratifikojmë marrëveshjen pa asnjë luhatje.
“Të nderuar qytetarë, Deklarata e SHBA-ve për ratifikimin e kufirit, është porosi e qartë e partnerit tonë strategjik për vendimin që duhet ta merr Parlamenti i Kosovës. SHBA-të konfirmuan edhe një herë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull. Ne duhet ta ratifikojmë marrëveshjen pa asnjë luhatje”ka shkruar Mustafa./21Media