Mustafa e konfirmon dorëheqjen

 

Në konferencë për media Isa Mustafa njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë.

Mustafa tregoi se ende nuk ka ndonjë ushtrues së detyrë së kryetarit të partisë dhe se pritet me u zgjedh kryetari i ri i partisë.

“Une po jep dorëheqje dhe kryetari do ta zgjedh kryetarin e ri të LDK-së. Vlerësoj që barti një përgjegjësi për këtë që ka ndodh edhe pse nuk kam qenë në proces të zgjedhjes”, tha ai. Me këtë rast është shpërbërë edhe kryesia e LDK-së.

Ai tha se ka kërkuar edhe sa më shpejt mbajtën e zgjedhjeve brenda partisë. Dorëheqja e tij vjen pas rezultateve të dobta të zgjedhjeve të parakohshme paralamnetare të mbajtura dje./21Media 

Back to top button