Jep dorëheqje Isa Mustafa

 

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mustafa dha dorëheqje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit, kështu kanë bërë të ditur burime të RTV21.

Lidhja Demokratike Kosovës nuk po prin në asnjë komunë në këto zgjedhje.

Mustafa mbrëmë pas rezultateve të para ka thënë se në LDK do të bëhen ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin./21Media 

Back to top button