Mustafa e njoftoi Borrellin për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet në vend
Mustafa u takua me Borrell
Në ambientin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Mustafa shtjelloi situatën politike dhe qëndrimet e LDK-së për zhvillimet në vend dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.
Njëkohësisht kryetari Mustafa e njoftoi Borrellin për prioritetet e LDK-së si zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, rritja e punësimit, rritja e investimeve të huaja direkte, zhvillimi i arsimit dhe shëndetësisë, etj.
Mustafa u bëri thirrje institucioneve të BE-së që të përshpejtojnë procesin e liberalizimit të vizave që qytetarët e Kosovës ta realizojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?