Mustafa i dërgon Kurtit me shkrim propozimin e LDK-së
LDK nuk i përgjigjet ofertës së VV, dërgon ofertë të re
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar me shkrim propozimin e kësaj partie, atij të Vetëvendosjes Albin Kurti.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Sot, kryetari i LDK-së z.Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, tha Mustafa, duke mos dhënë detaje të tjera se çfarë përmban propozimi.
LDK dje ka pranuar një propozim të ri nga Vetëvendosja.
Lëvizja ka propozuar që numri i ministrive të rritet në 14, duke i ofruar LDK që të jetë në krye të 6 ministrive, atyre tu mbesin 5 ministri ndërsa 3 ministri t’i takojnë minoriteve. Më këtë rast Vetëvendosje i ka ofruar LDK-së edhe zëvendëskryeministri e parë. Në këtë pako po ashtu Vetëvendosje ka propozuar që të bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK./21Media