Mustafa: Jemi bashkuar për një qeverisje dinijtoze

Mustafa në hapje të fushatës ka premtuar zhvillim ekonomik të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) së bashku me AKR-në dhe partitë tjera në koalicionin parazgjedhor ka hapur sot fushatën zgjedhore dhe shpalosi programin e tyre qeverisës para qytetarëve të Llapit që konsiderohet bastion i LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se ndihet i nderuar që sot po iu drejtohet llapjanëve të cilët në vazhdimësi kanë ndjekur dhe frymuar vizionin e ish -presidentit Ibrahim Rugova. Mustafa tha se si kryetar i Lidhjes Demokratike ka hapur vend edhe për të rinjtë, derisa për koalicionin me AKR-në dhe Alternativën tha se janë bashkuar për një qeverisje të drejt dhe të pakorruptuar.

Mustafa tha se janë bërë bashkë për t’i ndihmuar vendit për të siguruar një qeverisje të drejtë, një qeverisje të mirë të pa korruptuar, një qeverisje e cila dinë ta zhvilloj Kosovën dhe e cila do t’i ketë dyert të hapura në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një qeverisje sipas tij, e cila punon për familjet kosovare, punon për fëmijët tanë, për të tanishëm dhe për të ardhmen e Kosovës.

Duke thënë se Podujeva është qeverisur në mënyrë më të mirë nga LDK-ja Mustafa tha se në nivel të Kosovës gjatë këtyre dy viteve e gjysmë LDK u ka treguar qytetarëve të Kosovës se si është e mundur që të qeverise pa korrupsion.

Ai tha se nën breshërinë gazit lotsjellës të gurëve dhe të Molotovit kanë arritur rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Po ashtu sipas tij, kanë luftuar krimin, korrupsionin dhe tenderamoninë.

Sipas tij, gjatë qeverisjes për dy vite e gjysmë kanë ndalur praktikën e diferencimit të komunave dhe qytetarëve të Kosovës mbi baza partiake. Ai tha se i kanë shërbyer të gjitha komunave dhe gjithë qytetarëve. Ai shtoi se I thanë stop edhe diskriminimit të Podujevës, duke filluar me ndërtime të mëdha me ndërtimin e rrugës Prishtinë – Podujevë, dhe përgatitjen e fillimit të rrugës nga Besia deri në Merdare.

Sipas tij, në këtë periudhë janë investuar mbi 16 milionë euro në komunën e Podujevës. Mirëpo, ai tha se janë të përkushtuar t’iu ndihmojnë të gjithë qytetarëve, prandaj tha se kanë propozuar njerëzit më të mirë, më meritor për Kuvendin e Republikës së Kosovës me një koncensus të plotë me përkrahjen e partive të koalicionit ku është propozuar një kandidatë meritor për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti. Për këtë ai kërkoi nga gjithë qytetarët llapjanë dhe nga Kosova që ta votojnë këtë koalicion.

 

“Oferta jonë është e qartë për të gjithë atë që ia dojnë të mirën Kosovës dhe unë besojë se të gjithë qytetarët e Kosovës ia donë të mirën Kosovës. E kemi listën më të mirë për deputet, e kemi kandidatin më të mirë për kryeministër të Kosovës. Dhe të nderuar qytetarët të Llapit çdo ditë po shihet se është e domosdoshme që koalicioni qeverisës LDK-AKR-Alternativa-Levizja për Drejtësi ta qeverisë Kosovën. Vetëm ky koalicion mund ta ndërtoj një qeveri normale, e cila punon për qytetarin një qeveri me përgjegjësi politike, me dije profesionale dhe me sjellje ligjore. Një qeveri që do ta fshijë korrupsionin nga emir dhe mbiemri i Kosovës. Vetëm ky koalicion ka dije dhe ka kapacitete të nevojshme ekonomike për zhvillimin e vendit. Si kryetar I LDK-së I kam dhënë përkrahjen e plotë Avdulla Hotit për kryeministër të Kosovës”, tha Mustafa.

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli duke folur për kundërshtarët politikë tha se ‘koalicioni i frikës dhe i territ do mjegull për të hutuar e manipuluar’. Pacolli tha se me programin e koalicionit, çdo familje në Kosovë do ta ketë nga një të punësuar.

Ai kërkoi që mos t’i besohet mjegullës së premtimeve të rrejshme, ngase për këtë janë të dëshmuar.

Pacolli, ju bëri thirrje qytetarëve që me datën 11 qershor të dalin dhe ta kryejnë obligimin e tyre qytetar duke votuar për më të mirët. Ai tha se në këtë datë qytetarët do ta dërgojnë në opozitë koalicionin e frikës e të territ, për t’i hapur rruge koalicionit të shpresës dhe integrimit të Kosovës në Evropë.

 

Ndërsa kandidati i koalicionit për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se Podujeva është vendi ku do te fillojë fitorja më 11 qershor. Ai tha se ky koalicion ka program të qartë për çrrënjosjen e skemave korruptive të cilat e dëmtojnë qytetarin e Kosovës.

Hoti, tha se është krijuar një bashkim i forcave për zhvillim, punësim të ardhura dhe lëvizje të lirë në BE.

Ai tha se e ka me vete brezin e Ibrahim Rugovës, ekip i cili do të vazhdoi me qeverisjen për reforma fiskale, për punësim, trefishim të buxhetit dhe stimulim për bujqësi. Hoti tha se do t’i ç’kapin ndërmarrjet publike për zhvillim dhe qeverisje me duar të pastra. Ai shprehu bindjen se më 11 qershor do të jenë fitues të zgjedhjeve.

 

“Jemi këtu në qytetin e Podujevës për të nisë rrugëtimin tone të ri, rrugëtimin e fitore, nuk është zgjedhur rastësisht Podujeva, është vendi ku LDK nuk është mposhtur asnjëherë, është vendi ku duhet të filloj fitorja e madhe e LDK-së më 11 qershor. Është krijuar një bashkim i forcave i sinergjive brenda këtij koalicioni me qëllime të vetme që të kemi një perspektiv të qartë zhvillimore për vendin ku të rinjtë dhe të rejat mund ta gjejnë veten e tyre në arsim dhe në tregun e punës, ku qytetarët mund të lëvizin lirshëm në Evropë dhe gjithandej dhe ku zyrtarët publik nuk janë asnjëherë më të forte se shteti, këto janë premtimet e këtij koalicioni dhe kërkoj nga ju që ti mbështesni me 11 qershor… Ne kemi një program të qartë ekonomik për punësim për të ardhura, për jetë dinjëtoze për qytetarët e Kosovës, për vende pune për të rinj e të reja që dalin nga arsimi. Posa të marrim qever inë do të fillojnë reformat aty ku i lam në gjysmë me pakon e dytë fiskale për të mundësuar zhvillim të biznesit, në sektorin e bujqësisë, tani jemi zotuar për 3 fishim të buxhetit dhe për çrrënjosje e skemave korruptive”, tha Hoti.

Ndërsa, kryetari komunës së Podujevës Agim Veliu tha se janë të nderuar se koalicioni i besës dhe shpresës po fillon në Podujevë.

Sipas Veliut, mirëqenia e qytetarëve që ka qenë synim i LDK-së ka bërë që kjo parti në Podujevë të fitojë 12 palë zgjedhje.

Ai tha se LDK në qeverisje për gjysmë mandati bëri të pa mundurën të mundur në konsolidim institucional e zhvillimor të shtetit, duke krijuar disiplinë financiare dhe rritjen më të lartë ekonomike deri më tani. Veliu tha se ka pozur trende pozitive e zhvillimore dhe qeverisja efektive drejtuar nga Lidhja Demokratike dhe kryeministri Mustafa që u bënë pengesë për ish partnerin tonë qeverisës i cili po e përjetonte rëndë çdo sukses të qeverisjes, prandaj, ai tha se, përkahu nismën e opozitës minore për rrëzimin e vetvetes.

 

Më pas para qytetarëve u prezantuan edhe kandidatët e koalicionit për deputetë të cilët vijnë nga rajoni i Podujevës, Fidan Rekaliu, Vezir Januzi dhe Liman Zeqiri.

Back to top button