Kaloni te përmbajtja kryesore

Mustafa: Kohl hapi një kapitull të ri të historisë botërore

Mustafa shpreh ngushëllime pas vdekjes së ish kancelarit gjerman

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime popullit dhe Qeverisë Gjermane, pas ndarjes nga jeta të ish-kancelarit Helmut Kohl. Kryeministri Mustafa ka thënë se nën lidershipin e Helmut Kohl, u hap një kapitull i ri i historisë botërore.“Ai ishte arkitekt i riunifikimit të Gjermanisë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.

Helmut Kohl vdiq dje në moshën 87 vjeçare. Kohl e udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (1982-1998), duke e bërë atë kancelarin gjerman më të gjatë që prej Bismarkut./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button