Mustafa komenton shallat e kuqe të VV-së

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa sot është marr me simbolikën e shallave të kuqe të vendosura në drunjtë e Prishtinës.

Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij “Facebook”, se “vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit” e që sipas tij për të marrë vendim, element themelor është informata.

“Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?”, ka shkruar Mustafa.

Kreu i LDK-së tutje ka thënë se shteti i Kosovës është bërë me SHBA-të dhe me partnerët evropianë. Ndërkaq, ka theksuar se VV-ja duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë.

“Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë! Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tone”, ka përfunduar Mustafa.

VV-ja javën e kaluar kanë vendosur shalla të kuqe në drunjë e shtylla nëpër kryeqytet./21Media

Back to top button