Mustafa: Kosova e përkushtuar në rrugën eurointegruese

Mustafa sot u takuar me Genoveva Ruiz Calavera

Kryeministri i Kosovës në largim, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtoratin për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Genoveva Ruiz Calavera.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën integruese evropiane.

Temë e bisedës ishte edhe Samiti i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste.

Back to top button