OAK kërkon të ndihmohet fermeri që i janë djegur bagëtitë dhe stalla

Kërkohet ndihmë për familjen Zeqiri nga Lipjani

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar sot nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Lipjanit që të ndihmohet familja Zeqiri, të cilës familje ditë më parë nga zjarri i janë djegur stalla, pajisjet e punës dhe lopët që gjendeshin në stallë.

“Komuna e Lipjanit dhe Qeveria të shikojnë mundësinë e ndihmës për familjen Zeqiri, por edhe përkrahje në vlerësimin real të shkaktarit të djegies së stallës, pajisjeve dhe lopëve, u tha në vizitën e përfaqësuesve të OAK-së në këtë fshat, së bashku me Afrim Sadiku, shef i sektorit të Bujqësisë në Komunën e Lipjanit. Ferma e djegur kishte fatkeqësi në të cilën kanë pësuar 28, prej 31 krerëve lopë””, thuhet në njoftimin e OAK.

Zonja e shtëpisë, Salihe Zeqirika thënë se në momenti kur është vërejtur zjarri ka qenë shumë vonë që të bëhet diçka. “Ishte e pamundur që të nxjerrën kafshët për shkak të zjarrit të tepërt që e kaploi stallën. Vetëm 3 prej tyre kanë shpëtuar por janë shumë të lënduara”, theksoi ajo

Shkaktari i kësaj fatkeqësie dyshohet të jetë rryma dhe përfaqësues të KEDS-it kanë inspektuar shkakun e zjarrit që kaploi stallën.

“I pranishëm ishte edhe veterinari  Bujar Ejupi nga Veterina, i cili konfirmoi se është duke i mjekuar lopët dhe se dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë. Përveç lopëve, dëme kishin pësuar edhe makina e qumështit, frizi për ruajtjen e tij dhe ushqimi. Vlen të theksohet se këto lopë siguronin 150 litra qumësht në ditë dhe se kjo familje ishin të varura nga ky biznes, prandaj OAK bënë lutje që të ndihmohet në kompensimin e dëmeve. Hysni Zogaj dhe Qëndresa Ibrahimi premtuan se Oda do të bëjë maksimumin që të kërkojë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe nga organizatat e ndryshme që ndihmojnë fermerin e dëmtuar”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button