Mustafa: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

Mustafa kundër dialogut për kufijtë

Kreu u Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musafa ka dalë edhe një herë kundër idesë për korrigjimin e kufijve. Ai ka thënë se çdo kush që tenton ta bëjë një gjë të tille mund t’i korrigjojë vetëm kufijtë e arave të veta.

Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.
Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës.
Nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës.”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Edhe deputetja e LDK-së,  Vjosa Osmanit sot në takimin e Strasburgut ka deklaruar se është pro zhvillimit të dialogut Kosovë- Serbi në formatin e dy shteteve të barabarta dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë aktual./21Media

Back to top button