Skender Çoçaj zgjedhet Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kundërkandidat i tij ishte kryetari aktual Nehat Idrizi

Gjyqësor të Kosovës (KGJK), mbajti mbledhjen e 213–të, të radhës me një pikë të rendit të ditës e që ishte, përzgjedhja e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke pasur parasysh që në mbledhjen e fundit është marrë vendimi për shpalljen e thirrjes publike për paraqitjen e nominimeve për kandidatët e interesuar për t’u zgjedhur në pozitën e Kryesuesit të Këshillit.

Skender Çoçaj është zgjedhur Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës në mbledhjen e sotme të anëtarëve të këtij këshilli. Çoçaj punë do ta filllojë më 8 mars 2019 deri më 5 korrik 2021 kur do t’i përfundojë mandati. Siç njofton ky këshill kundërkandidat i Çoçajt ishte kryesuesi aktual i KGjK-së Nehat Idrzi.

Para anëtarëve të Këshillit, Kryesuesi i sapo zgjedhur Çoçaj, elaboroi vizionin e tij për udhëheqjen e Këshilli gjatë mandatit të tij tre vjeçar, duke thënë se do të përmbushë këto objektiva: transparencën, rritjen dhe efikasitetin, llogaridhënien, bashkëpunimin ndërinstitucional me organizmat ndërkombëtar dhe shoqërinë civile. Kryesuesi Çoçaj, tutje deklaroi se duke u bazuar në Ligjin për Gjykata, konsideroi se çështje me urgjencë është edhe themelimi i Departamentit Special, funksionalizimi i këtij departamenti ka rëndësi të veçantë pasi që aty do të trajtohen çështjet e krimit të organizuar si dhe ato të korrupsionit të nivelit të lartë.

Çoçaj, në fokus të fjalimit të tij kishte edhe zvogëlimin e numrit të lëndëve në gjykata, si një ndër problemet kyçe që kanë përcjellë sistemin gjyqësor.

Skender Çoçaj, aktualisht është gjyqtar i departamentit të krimeve të rënda si dhe udhëheqës i departamentit të përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prizren.

Çoçaj ka diplomuar në vitin 2003 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2007. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Prizren në vitin 2004 deri në vitin 2005 gjithashtu ka punuar edhe si asistent arkivist në periudhën prej 2005 e deri në vitin 2006. Në vitin 2007 e deri në vitin 2008 bashkëpunëtor profesional vullnetar në vitin 2008 e deri në vitin 2010 punoi si bashkëpunëtor në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Ndërsa në vitin 2010 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren ku dhe punoi deri në vitin 2013. Nga nëntori i vitit 2014, u caktua gjyqtar në departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Prizren pozitë të cilën ende e mban. Ndërsa, nga qershori i vitit 2016 është anëtar i KGJK-së./21Media

Back to top button