Mustafa kujton Rugovën për datëlindje

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova, në datën e lindjes së tij.
Mustafa ka thënë se Rugova ishte udhëheqës unik i Kosovës me vizion të hapur.
“Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme!”, ka shkruar Mustafa në Facebook./21Media

Back to top button