Studiues amerikan zhvillojnë kamerë të madhësisë sa të një kokrre kripe

2 min read

 

Fusha e teknologjisë vazhdimisht del me risi, e një prej tyre është edhe kjo kamerë. Ajo ka madhësinë sa të një kokrre kripe.

Kjo kamerë, e cila është mikroskopike zmadhon imazhet për 500 mijë herë.

Pas këtij zhvillimi qëndrojnë studiues nga Universiteti Princeton dhe ai i Uashingtonit. Me anë të kësaj kamere, mjekët do të mund të arrijnë të shohin problemet brenda trupit të një pacienti.

Fotografitë që bën ky mjet i vogël janë të kualitetit të lartë, me pamje të gjerë të fushës, njëjtë si kamerat tjera të mëdha.

Zhvilluesit e saj në një deklaratë kanë treguar se kamera e madhësisë sa e një kokrre kripe ofron imazhe kualitative, por ata kanë treguar se gjatë zhvillimit kanë pasur sfida. Sipas tyre, sfiduese ishte sepse në film ka me miliona mikrostruktura, dhe është vështirë të dizajnohen në mënyrë optimale.

Për ta realizuar këtë, ekspertët e opikës nga Universiteti i Uashingtonit krijuan një model digjtal që stimulon dizajnin e filmit të kamerës, i cili ua mundësoi studiuesve që të stërhollojnë konfiguracione të ndryshme.

Edhe pse kjo arritje në zhvillimin e dizajnit optik nuk është risi, ky është sistemi i parë që shfrytëzon teknologjinë optike sipërfaqësore në pjesën e përparme dhe bazën nervore të përpunuar në pjesën e pasme.

Ekipet e shkencëtarëve nga Universitet Princeton e Uashington tani janë duke punuar që të shtojnë edhe mundësi të tjera llogaritëse në kamerë, për perfeksionim të saj./21Media