Mustafa kujton të arriturat e qeverisë
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e cila në rend të ditës ka mocionin e iniciuar nga opozita
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se jemi vendi me policinë më të mirë në rajon, vendi më i suksesshëm në menaxhimin e emigracionit, kodin, njohjet të reja, të arritura në kulturë e sport.
“Kjo qeveri e ka marrë qeverinë me një ekonomi e cila ka gjeneruar me një rritje të dukshme dhe e kemi rritur buxhetin për 400 milionë. Ne e kemi rritur buxhetin gjatë këtyre viteve. Kemi bërë marrëveshje me bankat botërore. Kjo qeveri e ka kthy timonin ekonomik duke siguruar vendin, buxheti për herë të parë e ka rritur buxhetin në 2 miliardë euro”, tha ai
Ai po flete dhe për të arritura të tjera ekonomike dhe politike. Duke thënë se ka mbetur vetëm demarkacioni.
Ai theksoi se kjo qeveri nuk ka pasë asnjë rast korruptiv. Ai tha se është bërë shumë edhe në luftën kundër korrupsionit.
Në këtë seancë po shqyrtohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë, i propozuar nga partitë e opozitës, mbështetur nga 42 deputet./21Media