“Asnjë bazë argumentuese mocioni i mosbesimit ndaj ekzekutivit”

Sipas Mustafës, ky peticion ka për pasojë destabilizimin e vendit

Kundërpergjigjet kryeministri, Isa Mustafa, duke thënë se nuk ka asnjë bazë argumentuese mocioni i mosbesimti ndaj ekzekutivit.

“Është tendencë që dështimet që janë shkaktu më herët t’i mveshen kësaj Qeverie. Ky peticion ka për pasojë destabilizimin e vendit dhe fshehjen e adresave përgjegjëse për afera kurruptive që i janë shkaktuar këtij vendi”, tha ai.

Ai tha se jemi  vendi me rritjen më të madhe ekonomike.

“Jemi vendi me rritjen më të madhe ekonomike, policinë më të mirë, luftën më të madhe ndaj terrorizmit, kemi fituar kodin telefonik për herë të parë etj…”, shtoi ai.

Tutje ai përmendi të edhe siç tha shumë të arriturat e tjera që ka arritur Qeveria.

“Buxheti i Kosovës për herë të parë ka arritur vlerën mbi 2 miliard euro”, tha kreu i ekzekutivit./21Media

Back to top button