Mustafa: Marrja e pronave bëhet nëpërmes Ligjit për Shpronësim

Mustafa tha se nuk pajtohet me pikat e një rezolute që propozoi Kadaj

Kryeministri Isa Mustafa nuk u pajtua me pikat e rezolutës së propozuar nga  deputetja Kadaj-Bujupi.

Ai tha se sa i përket themelimit të Korporatës së thëngjillit është në harmoni me legjislacionin në fuqi. Sipas kryeministrit procedurat e marrjes së pronave për interes publik kryhen nëpërmes Ligjit për Shpronësim dhe për zhvendosje.
“Në zonën e fushë ‘Mihja e Re’ ku bën pjesë miniera e Shipitullës janë bërë në bazë të politikave të zhvendosjes”, tha Mustafa në interpelancë./21Media

Back to top button