“Kosova po importon thëngjill edhe pse fle mbi të”

Kadaj-Bujupi ka thirrur në interpelancë kryeministrin Isa Mustafa për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se miniera e Sibovcit po rrezikohet të mbyllet në qershor për shkak të mos veprimit të Qeverisë së Kosovës.

Ajo ka thënë para deputetëve të Kuvendit se duke kërkuar kompensime, atje janë ndërtuar mbi 200 shtëpi edhe pse kishte vendim për mos ndërtim në atë pjesë.

Propozoi një mocion për votim, ku thuhet se Qeveria duhet të lirojë zonën e veçantë, të themelohet korporata publike e thëngjillit, të hetohen dhe të ndërmerren masa ligjore që prej atyre që kanë penguar.

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, ka thirrur në interpelancë kryeministrin Isa Mustafa për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

 

 

Back to top button