Mustafa: Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit

Ai tha se LDK-ja pas certifikimit të rezultateve do të reflektojë

Kryministri në detyrë njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook Mustafa ka thënë se qytetarët kanë dhënë vendimin përmes zërit të kundërshtimit.
Mustafa ka theksuar se partia e tij, e cila për herë të parë ka dalë e treta në zgjedhje, pas certifikimit të rezultateve do të reflektojë mbi këto rezultate.

“LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.
Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit”, ka thënë ai përmes një shkrimi.

Ai duke i falënderuar qytetarët tha se Hoti bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat./21Media

Back to top button