Shpallen përfituesit e granteve të Fondit të Grave

Përfituesit e granteve të (FGK) me shumën prej pothuajse 100 mijë Euro

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), organizon konferencë për media nga ora 14:00 deri në 14:20, për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK) me shumën prej pothuajse 100 mijë Euro.

Në konferencë do të flasin Drejtorja Ekzekutive e RrGGK,  Igballe Rogova, Zëvendës Shefi i Sektorit për Bashkëpunim, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë,  Libor Chlad, dhe Kreu i Zyrës së Austrian Development Agency (ADA),  Gunther Zimmer.

Pas konferencës, RrGGK do të nënshkruaj kontratat me përfituesit e granteve. Këto grante janë mundësuar me përkrahjen e Austrian Development Agency (ADA) dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. RrGGK do të ndajë 27 grante për 31 organizata të saj anëtare, katër prej të cilave janë partneritete, me shumën prej gjithsej 99,842.35€. Këto iniciativa do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë së RrGGK 2015-2018, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGGK.

Back to top button