Mustafa mbledh LDK-në

Sot Isa Mustafa do të mbledhë kryesinë dhe kryetarët e degëve

Kryeministri i në largim i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se sot do të mbledhë kryesinë dhe kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mustafa përmes një postimi në facebook shprehet se LDK-ja do të ofrojë zhvillimin më të  mirë për Kosovën.

”Anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia dojnë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjeter!”, shkruan Mustafa në facebook.

Ndryshe, dje Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri, Isa Mustafa, ndërsa shpërndarjen e Kuvendit, presidenti Thaçi e ka bërë përmes dekretit, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi.

Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër, ndërsa tre prej tyre abstenuan./21Media

Back to top button