Mustafa: Mos e atakoni zonjën Daka

 

Lideri LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave e zyrtarëve politikë në lidhje me mundësitë e moscertifikimit të kandidatëve për deputë.

Ai për këto deklarata ka thënë se arrijnë deri në kërcënim ndaj kryetares së KQZ-së Valdete Dakaj. Ai ka thënë se Dakaj nuk duhet të atakohet, pasi që sipas tij aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Etem Arifi të cilin e ka quajtur të cuditshmë “është derivate I lëndës së LVV-së.”

“As neve si LDK, s’na ka pëlqyer. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dënuar për vepra penale të konkurrojnë për mandat ligjëvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjëvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!? Pak si shumë në një demokraci Parlamentare.
Prandaj mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë.”, ka thënë ndër tjerash Mustafa.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka i ka quajtur kërcënime deklaratat e zyrtarëve politikë në lidhje me mundësitë e moscertifikimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Përmes një konference për medie, Daka  ka deklaruar se këto kërcënime janë të paprecedentë dhe se vetëm po zbatojnë vendimet e institucioneve tjera./21Media

Back to top button