Sejdiu: Fryma e Rugovës jeton në memorien e shtetit të Kosovës

 

Në 15 vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, atë e ka kujtuar pasardhësi I tij politik si kryetar shteti dhe LDK-së, Fatmir Sejdiu.

Sipas tij, rrugëtimi i vështirë individual i Ibrahim Rugovës në rrafshin personal dhe atë politik, është sinonimi i rrugëtimit të shoqërisë sonë.

“Të gjitha proceset politike në vend për të cilat punoi parreshtur, liri, pavarësi, demokraci mbajnë përjetësisht identifikimin me të, mbajnë identitetin e Ibrahim Rugovës. Sot e përmot, pesha individuale e Rugovës, përballë proceseve nacionale jeton dhe do të jetojë bashkë me kombin tonë. Ajo ruhet me frymën e durimit, të cilën ai e praktikoi përherë. Sot e përmot do të mbetet përveç si frymëzim, edhe model sjelljeje e veprimi në rrafshin njerëzor, krejtësisht njerëzor, por edhe në atë politik”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Ai tutje ka theksuar se fryma dhe idetë e Rugovës jetojnë në memorien e shtetit të Kosovës dhe si të tilla do të ruhen përjetësisht.

Në 15 vjetorin e ikjes në amshim të Ibrahim Rugovës kujtojmë kapërcimet e tij si prijës, dhe kapërcimet kolektive të…

Posted by Fatmir Sejdiu on Thursday, January 21, 2021

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ai u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./21Media

Back to top button