Mustafa-Osmanit: Vet-shitesh juriste e fortë, na trego çfarë thotë neni 7 i propozimit franko-gjerman

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth planit evropian që u diskutua të hënën në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Mustafa ka thënë se marrëveshja bazë që është pranuar dje nga Kurti, në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.
Ai tutje ka thënë se “le të tregojë Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën”.
“Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane. Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo? Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, ka shkruar Mustafa./21Media