Zvicra pas takimit Kurti-Vuçiq: Shpresojmë se bisedimet e mëtejshme të japin rezultatet e dëshiruara

Ministria e Jashtme e Zvicrës ka reaguar për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit mes liderëve Kurti dhe Vuçiq në Bruksel.
Në reagim thuhet se Zvicra duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE, shpreson se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara.
“Zvicra mirëpret takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit @albinkurti dhe Presidentit @avucic mbi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zvicra, duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE, shpreson se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara”, thuhet në deklarimin e MPJ-së së Zvicrës në Twitter.
Switzerland welcomes recent meeting in Brussels between Prime Minister @albinkurti and President @avucic on the European proposal for the normalisation of relations between 🇷🇸 and 🇽🇰. 🇨🇭, supporting the EU-facilitated dialog, hopes further talks will yield desired results. https://t.co/OuGHnl1pCs
— Swiss MFA (@SwissMFA) February 28, 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë.
Në tryezë të diskutimeve kishin një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, që u titullua “Marrëveshje drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi takimin, tha se palët u dakorduan për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.