Mustafa për deklaratën e Bislimit: Diku i janë përzier telat

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi lidhur me atë që siç tha ai “ka ulje të papunësisë në 6.6 % në këtë kohë pandemie”.

Mustafa në “Argument Plus” në RTV21, deklaroi se nëse Bislimi do të mund ta shjellonte këtë teori, do ta fitonte çmimin Nobel.

“Këtë teori nëse mundet me zhvillu zoti Bislimi, mendoj se do ta fitonte çmimin Nobel, nëse ai do të mund ta shtjellojë dhe ta arsyetojë këtë teori ekonomike. Nuk ka ndodhë askund e as s’mund të ndodhë as tek ne. Iu kanë përzi telat e zotit Bislimi. Prej që e njoh dhe në bisedat për koalicion, ai gjithmonë u ardhë me disa të dhëna dhe është mundu ta ngris lartë VV-në dhe vetveten. Mirëpo unë mendoj se është një interpretim gabim”, deklaroi Mustafa në “Argument Plus”./21Media

Back to top button