Mustafa për draftsatutin aktual: Nuk është Asociacion, por autonomi territoriale

(Lajm i përditësuar)


Mustafa: Asnjë parti politike në Kosovë nuk e meriton t’i ketë 50% të votave

Ish kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafa  në emsionin “Click” në RTV21 vlerësoi se asnjë parti  në Kosovë nuk meriton t’i ketë 50% të votave në zgjedhje.

“ Unë mendoj se kjo do t’i bënte shumë dëm Kosovës, asnjë parti se meriton t’i ketë 50% as mbi 50% as LDK nuk do të kisha dashtë t’i ketë as mbi 40%, sepse çdo parti që forcohet shumë ajo abuzon me forcën me demokracinë”, tha Mustafa.

I pyetur se a po abuzon Vetëvendosje, Mustafa pranoi një gjë të tillë duke thënë se partia në pushtet po tenton  ta merr rendin jurdik në duart e veta, të gjitha çështjet t’i kontrollojë, e sipas tij një gjë e tillë do ta rrezikonte demokracinë.


Mustafa: Unë nuk do të bëja koalicion me LVV-në më- hyra njëherë, dola për 50 ditë

Ish lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se po të ishte sërish në këtë post nuk do të bëntë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë se kisha bo sepse kam hyrë një herë dhe kam dalë për 50 ditë nga ai koalicion dhe kam pa se nuk ka koalicion të mirëfilltë dhe të sinqertë më Vetëvendosjen, dhe pikëpamjet e Vetëvendosjes edhe për qeverisjen edhe për vendin dallojnë me pikëpamjet që i ka LDK-ja, prandaj është shumë vështirë me gjetë një rrugë të përbashkët.”, tha Mustafa në emsionin “Click” në RTV21.


Mustafa: Qytetarët po konsumojnë sot popullizimin kjo do t’i bëjë dëm të madh Kosovës

Ish kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafa tha në emsionin “Click” në RTV21 se i sheh si mjaft brengosëse sondazhet.

“Sepse situatën nuk e kemi në vend të tillë që një subjekt politik të merr një përkahje të tillë qytetarëve. Mirëpo politikat populliste që zoti Kurti i ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe unë mendoj se kanë krijuar një përkahrje të tillë, sepse te qytetarët tanë , te mentaliteti ynë vlenë që një flamur që ngirtet në veri e të duartrokitet”, tha Mustafa.

Derisa sipas tij situata politike, pastaj ekonomike, e ajo në raport më marrëdhniet ndërkombëtare, nuk është në gjendje të mirë.

“Këtë e marr si një konsumim të një popullizmi të qytetarëve të cilët nuk  e kanë përjetuar për një kohë  të gjatë dhe tani po e konsumojnë, por mendoj se do t’i bëjë dëm të madh Kosovës”, tha Mustafa, duke shtuar se asnjëherë nuk ka menduar të ndjek politika populiste.


Mustafa: Autonomia territoriale me llojin e vetmenaxhimit të Kurtit është e rrezikshme

Ish kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafanë emsionin “Click” në RTV21 duke folur për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në veri të Kosovës, tha se nuk pret se mund të ketë luftë të drejtpërdrejt me Serbinë. Por, sipas tij paraqet rrezik se Serbia do ta atakojë sovranitetin e Kosovës përmes grupeve të ndryshme që janë në veri të Kosovës.

Ai tha se qeveria aktuale duhet të bashkëpunojë më partnerët ndërkomëbëtarç në rend të parë SHBA-në që të gjejë një zgjidhje, e cila sipas tij nuk e prek Kushtetuën e Kosovës.

“Një autonomi territoriale me këtë vetmenaxhimin me të cilin zoti Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij janë që të kamuflojnë në cështjen e asociacionit , unë mendoj se mund të jetë e rrezikshme sepse jemi ne vend i vogël që te kemi një autonomi të shtrirë në tërë territorin e Kosovës.”, tha Mustafa.


Mustafa: Marrëveshjet që tani po zbatohen janë pjesë  e satutit të autonomisë  territoriale për serbët

Ish kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafa tha në emsionin “Click” në RTV21 tha se marrëveshjet të cilat po zbatohen tani, janë pjesë e statutit të Autonomisë territoriale të Kosovës.

“ Sepse Serbia është pajtuar shumë herët të themi për çështjen e targave, mirëpo nuk ka treguar gatishmëri që të zbatojë atë, tani Serbia si duket e ka marrë pak më ndryshe në këtë situatë marrëveshjen e Ohrit dhe të Brukselit edhe pse ….mirëpo Serbia ka filluar ta implementojë çështjen e targave dhe të energjisë , që të jepë sinjale se ajo po e bën një punë në mënyrë që të realizohet marrëveshja që është shumë e madhe për autonominë territoriale të serbëve”, tha Mustafa.


Mustafa: Sot ministri i brendshëm e ka marr rolin e drejtorit të policisë, prokurorit e gjykatësit

Ish kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafa tha në emsionin “Click” tha  se minsitri i brendshëm sot e ka marrë rolin e Drejtorit të Policisë.

“Sot ministri  i brendshëm e ka marrë rolin e drejtorit të policisë , edhe ma shumë e ka marrë rolin e prokuorit , rolin e gjykatësve dhe ai del edhe jep deklarata thu se është gjykatës , prokuror është drejtor policie, për shkak të propagandave të cilin po e zhvillojnë”, tha Mustafa.


Mustafa: Për veprimet në veri, Qeveria Kurti është ndëshkuar

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha në emisionin “Click” në RTV21 se asnjëherë nuk ka qenë idhtar që situata në veri të zgjidhet përmes policisë.

“ Jam për politikë të bashkërenditur me partnerët që e kanë rolin e tyre të ruajnë paqen dhe sigurinë në veri të vendit dhe ajo u pa që të gjitha ato veprime kanë qenë veprime për të cilat kjo qeveri është ndëshkuar për shkak se ka marrë vendime të njëanshme , të pa koordinuara, të pa marrura vesh me SHBA-në, me NATO-n me KFOR-in , ata që e kanë përgjegjësi atë pjesë, dhe edhe zoti Kurti po edhe zoti Thaçi kur ka vepru herën e parë e ka parë që nuk veprohet ashtu, sepse duhet të koordinohen këto çështje sidomos me KFOR-in edhe me SHBA-në. Është vertëtuar se asgjë s’mund të bësh atje pa ta dhe me vonë as Banjska nuk do ishte kryer nëse nuk do të kishte ndërhyrë KFOR-i , është e vërtetë se Njësia Speciale ka kryer një punë të mirë, por e vërteta tjerër është se një rol të veçantë atje e kanë luajtur njësitë ndërkombëtare.”, tha ai.


Mustafa: Kurti në 2019 nuk kishte gatishmeri për të ndërhyrë në veri

Ish lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se me kryeministrin Albin Kurti kishin diskuar për veriun ishte një vërejtje e Kurti që ia ksihte dhënë për një kërkesë të Agim Veliut.

“I  cili kishte kërkuar që të vepronte në veri për çështje të ndryshme si luftës kundër krimit ekonomik edhe çështjeve të tjera dhe poashtu një kërkesë e zotit Veliu që të veprojë në fshatrat e Kamenicës ku ishin bastoret e mëdha në mënyrë që të merren masat atje dhe të mbyllen, Kurti ma hapi atë çështje të tij se ky po do me me fut në sherr..”, tha ai.

Më tej shtoi se Veliu kishte propozuar që ta merr miratimin që të veprojë policia në veri.

“Ai e konsideronte që ai po bëhet me qëlllim të keq që qeveria të bie në një pozitë të rëndë të intervenimit në veri, dhe unë e sygjerova i thash dhe Agimit që e ka këtë vrejtje uluni harmonizone”, tha ai duke shtuar se Kurti në vitin 2019 nuk kishte gatishmëri për të intervenuar në veri


A ia tregoi Kurtit letrën e Mogherinit, flet Mustafa

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa  sa i përket letrën së Mogherinit  tha në emisionin “Click” në RTV21 se  mendon se e ka informuar Kurtin për këtë. Megjithatë shtoi se këtë letër e ruante me mirëbesim.

“Edhe sot mund ta them se ajo letër është bërë, na është dorëzuar neve nuk i është dorëzuar Serbisë , neve na  është garantuar se në proceset e mëtutjeme të bërjes së asociacionit, ai asociacion në pikëpamje të këndvështrimit të Bashkimit Evropian nuk do të ketë kompetenca ekzektutive nuk do të jetë pushtet i tretë, më vonë kam biseduar edhe me përfaësuesit amerikanë më kanë sygjeruar që nuk është mirë që ta bëni publike këtë për shkak të autoritetit të Bashkimit Evropian edhe pse unë isha në siklet të madh, ai tha se do t’i ndante të gjitha sikur të zgjaste më shumë, mirëpo e pamë që nuk jemi partnerë që mund t’i besojmë njëri –tjetrit.”, tha Mustafa


Mustafa: Kam pasur një draft statut në hartimin e të cilit më ka ndihmuar Enver Hasani

Ish kryeministri Isa Mustafa tha në emsionin “Click” se ka pasur një dokument për asociacionin që në kohën sa ai ishte kryeministër e kishte ndihmuar që ta hartonte Enver Hasani.

“Kemi pasur një dokument që më ka ndihmuar atëherë profesron Enver Hasani, sepse e pata lut profesorin që të japë një kontribut  se si tani këto sygjerime, vërejtje të Gjykatës Kushtetuese mund të shndërohen në statut, dhe ai i pat përpunuar të gjitha ato pika , edhe e kemi pas një draft të cilin e mbajshim për veti që kur të ulemi ta hartojmë stautitn të sillet aty në mënyrë që statutit të cilin ne e dërgojmë në Kushtetuese mos të jetë në kundërshtim”., tha  ai.

Kur u pyet se pse këtë draft nuk ia dha qeverive të tjera, Mustafa tha se Haradinaj si pasardhës të tij në postin e kryeminsitrit e kishte porositur që të kishte kujdes që nëse bëntë draftstatutin të kishte akt juridik.


Mustafa nuk beson se në këto rrethana nëse formohet Asociaconi , Serbia do ta njohë defacto Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se me krijimin e Asociacioni, Serbia nuk  ta njihte defacto Kosovën. Sipas tij njohja e dokumenteve nuk nënkupton njohjen e shtetësisë.

“Unë nuk besoj fare, por do të besoja që deri të kjo mund të vjen në çoftë se ne I rikthehemi situatës së mëparshme dhe kalojmë në levën politike  të themi kur dialogu jonë me Serbinë përfundon me njohjen reciproke, dmth me njohjen de jure, një deklaratë të tillë nga Serbia ne nuk do ta presim në këto rrethana.” deklaroi Mustafa


Mustafa thotë se lexoi draft statutin: Askush s’mund të thotë se disa pika nuk paraqesin kompetenca ekzekutive

Ish kryeministri Isa Mustafa tha në emsionin “Click” në RTV21 tha se ka lexuar draftstatutin aktual për Asociacionin e Komunave Serbe .

“Mendoj që e kam lexuar edhe tekstin e statutit që kryeministri shqiptar Edi Rama e ka dërguar”, tha ai.

“Kam pas ra edhe në një tekst s’po flas për burimin ,  e kam lexuar edhe njëherë marrëveshjen e vitit 2013 edhe planin e implementimit të vitit 2013 dhe marrëveshjen e vitit 2015 dhe atgjykimin e Gjykatës Kushtetuese …kanë qenë katër elemente të pikës katër të marrëveshjes  të parë të cilat flistin për vështrimin e parë dikush e ka përkthyer si mbikqyrje, mirëpo në marrëveshjene  aprë të përkthyer është si vështrim i plotë , që serbët kanë të drejtë të kenë pamje të plotë mbi fushën e  arsimit, shëndetësië, zhvillimin  ekonomik lokal, dhe zhvillimit urban, në çoftë se ato pika tani shihen si të zbërthyera në këtë statut që e ka pranuar zoti Kurti atëherë askush nuk mund të thotë se nuk kanë kompetenca ekzekutive.”, tha Mustafa.


Mustafa thotë se ai kërkoi që Asociacioni të kalonte në Kushtetuese: Çmenduri të mendohet se është kërkuar nga Vuçiqi

Ish kryeministri i Kosovës , Isa Mustafa tha në emisionin “Click” në RTV21, ishte ai që ka propozuar që çështja e asociacionit të shkonte njëherë në Kushtetuese, pastaj të vendoset se a do të pranohet a po jo.

“I kam thënë Vuçiqit që për ne është e qartë se nuk do të arrijmë ta përmbyllim këtë marrëveshje në çoftë se marrëveshja kontestohet më vonë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës ose nga qytetarët e Kosovës, dhe për me qenë të sigurt edhe ju edhe ne që një marrëveshje duhet të implementohet, atëherë duhet të sigurohem që kjo marrëveshje duhet të kapërcej edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që ta merr miratimin e saj , që më këtë marrëveshje nuk cenohet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës.” tha Mustafa.

Ai shtoi se do të ishte çmenduri nëse do të mendohet se Vuçiqi të kishte kërkuar që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë një marrëveshje që bëhet në Bruksel.

“Se vet faktin që ai do ta pranonte autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës atëhërë do të thoshte që ai e pranon edhe shtetin e Kosovës… reagimi i parë në atë bisedë ishte po unë nuk kam ardhur ta mbroj Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe as Republikës së Kosovës së nuk e njoh…mirëpo  u pajtua se thashë se na nuk do të nënshkruajmë marrëveshjen e juaj nësë nuk jam i sigurt se mund ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, dhe për mua prej asaj marrëveshje,  marrëveshja e përparimit ishte shumë e lehtë. “, tha Mustafa.


Mustafa: Draftstatuti është diçka të rrezikshme, nuk ka të përbashkët me marrëveshjen e vitit 2013

Ish kryeministri i Kosovës tha se draftstatuti aktual i asociacionit nuk është vetëm asociacion, por edhe autonomi politike dhe territoriale e Kosovës.

“Në fakt ja kanë ngjit ose ja kanë vënë emirn asoiacion ata që e kanë shkru në mënyrë që me lidh me një dokument që ka qenë më parë , mirëpo ky draftstatut nuk është as në harmoni me marrëveshjen e parë , në 2015 s’po flas se kërkund nuk figuron në këtë draft “, tha Mustafa në emisionin “Click”, në RTV21.

Ai këtë e cilësoi si diçka të rrezikshme dhe që nuk ka të përbashkët me marrëveshjen e vitit 2013.

“Unë mendoj që është diçka e re, diçka e rrezikshme për Kosovën dhe më së paku është asociacion , sepse stauti është ndërtuar në bazë të marrëveshjes së Ohrit e cila në pikën e 7 parasheh një formë të vetmenaxhimit të serbëve si komunitet në Kosovë, prandaj ne vetmenaxhimin se kemi pasur komponentë në vitn 2013, në marrëveshjen që e ka ratifiku Kuvendi nuk kemi asnjë pikë ku përmendet vetmenaxhimi i një komuniteti të Kosovës.”, u shpreh Mustafa.


Mustafa thotë se në vitin 2015 nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Vuçiqin për Asociacionin

Ish kryeministri Isa Mustafa tha në emsionin “Click” në RTV21 tha se në vitin 2015, nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje  zyrtare si qeveri me presidentin serb Aleksandar Vuçiq .Por, sipas tij ishte veten një inicializm në fund të faqeve, gjë që siç tha Mustafa nuk nënkupton nënshkrim zyrtar.

“S’ka pas do të thotë marrëveshje të nënshkruara si qeveri, ka pasur vetëm dhënie të inicialeve në fund të faqeve në mënyrë që të vërtetojmë të themi se ato faqe janë inicializuar nga palët. S’merret si nënshrkim i marrëveshjes , s’ka pas nënshkrim . Nënshkrim i marrëveshjes do të ishte kur në krye të një marrëveshje të thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin, qeveria e Serbisë me këtë kryeministër  në bazë të dialogut të zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e e Bashkimit Evropian me datën kaq kaq arritën marrëveshje për këtë çështje dhe në fund me qenë nënshkrimet e dy kryeministrave , ne kemi inicialet e mia të Federica Mogherinit dhe të Alkesandër Vuçiqit, por nuk kemi tekst se ajo marrëveshje është marrëveshje e dy qeverive  ashtu siç bëhen marrëveshjet ndërkombëtare, kështu që kot themi kryeministri Kurti demostrojke para deputetëve të Kuvendit ose aktorje me atë se kallzomni ju qysh ja keni bo të ia bëj edhe unë “, tha Mustafa.


Mustafa thotë se gjatë qeverisjes së tij është punuar më shumë se tani: Kemi bërë reforma

Ish kryeministri Isa Mustafa duke bërë krahasim të qeverisjes së tij në vitin 2015 dhe qeverises Kurti , tha se gjatë periudhës kur ai ishte kryeministër ka punuar më shumë.

“Ne i kemi bërë reformat fiskale të cilat i shërbejnë këtij vendi, dhe sot asnjë qeveri tjetër s’ka bërë reforma fiskale ose reforma ekonomike prej që e kemi lënë ne punën sepse kemi pasur ministra të mirë. Unë e kam pasur ministër të Financave , Hotin i cili ka punuar  shkëlqyeshëm në fushën fiskale ”, tha Mustafa.

Ish lideri i LDK-së po ashtu tha se atë kohë kanë përshkallëzuar TVSh-në.

“Duke mundësuar që edhe t’i ulim çmimet e produkteve të domosdoshme për qytetarët, sepse kemi ulur normën e TVSh-së  për to”, tha Mustafa duke shtuar se kanë krijuar kushtet për bizneset në të cilat punohet edhe tani.


Mustafa: Në liberalizimin e vizave ndikoi trynsia për arrtjen e marrëveshjes  përfundimtare me Serbinë

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se ajo çka ndikoi tani në liberalizmin e vizave  ishte  trynsia për arrtjen e marrëveshjes  përfundimtare me Serbinë.

“ Mendoj se edhe ajo ishte sepse në një periudhë edhe çështja e liberalizmit lidhej edhe me dialgun me Serbinë edhe më marrëveshjen me Serbinë. Unë mendoj se premtimet që do të implementoj çështjen e asociacionit kjo qeveri, pastaj marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të cilat u pranuan nga kjo qeveri… ka qenë një lloj karrote që ishte dhënë edhe qytetarëve të Kosovës me implementimin edhe të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit dhe tani të statusit të Asociacionit që në fakt nuk është asociacion, por është autonomi politike dhe territoriale e Kosovës”, tha Mustafa


Mustafa për liberalizimin: Kurti nuk e ka përmbushur asnjë kriter, ne i plotësuam 93 kritere në vitin 2015

Ish kryeministri, Isa Mustafa  duke folur për liberalizimin e vizave në emisionin “Click” në RTV21 tha se një gjë e tillë është dashur të ndodh edhe më herët .

“Është fakt se Qeveria Kurti nuk e ka plotësuar asnjë kriter të liberalizmit. Për liberalizmin e vizave  me udhrrëfyes Kosovës i janë dhënë 95 kritere dhe ne i kemi plotësuar 93 kritere qysh në vitin 2015 dhe po ashtu ka pas mbetur vetëm kriteri i demarkacionit, kufirit me Malin e Zi dhe përparimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Mustafa.

Mustafa për mosliberalizmin e vizave gjatë mandatit të tij,  tha nuk ishte pengesë korrupisoni, pasi që sipas tij.  Kosova radhitjej më mirë se vendet e tjera që atëherë iu kishin liberalizuar vizat, duke marrë shembull Ukrainën në vitin 2017.

Megjithatë sipas Mustafës pengesë ishte mosplotësmi i kushtit të demarkacionit, që atë kohë nuk u ratifkua në Kuvend me kundërshtim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një pjesë e deputetëve të partisë që ai drejtonte, LDK-së,.

“Një pjesë e tyre( deputetëve të LDK-së) kaloi në Vetëvendosje sepse kaloi në listë tjetër atje, ata që na kundërshtuan atëherë pjesa më e madhe shkoi andejb por e dëmtuan Kosovën nja 7 vjet u vonua liberalizmi i vizave dhe jam  i sigurt që ne do ta realizonim atëherë “, tha Mustafa


Mustafa thotë se korrupsioni “ka mbet aty ku kemi qenë në përpara’

Ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në emisionin “Click” në RTV21 tha se sa i përket dukurisë së korrupsionit, Kosova ka mbetur aty ku ka qenë edhe gjatë qeverisjes së tij.

I pyëtur se a është qeveria Kurti me e korruptuar se sa Qeveria Mustafa, ai u përgjigj se ‘qaty kemi mbet ku kemi qenë përpara”.

“Pas 7 vjete 8 vjete qatu kemi mbet ku kemi qenë përpara, në çoftë se ne do të vazhdonim me atë dinamikë  të punës dhe të luftimit të korrupsionit dhe të zhvillimit ekonomik, sigurisht që do të ishim në një nivel tepër më të mirë se sa që është Kosova”, tha Mustafa.


Mustafa e quan periudhë të artë gjatë qeverises së tij: Ka pasur rritje ekonomike dhe ulje të çmimeve

Ish kryeministri Isa Mustafa e quajti periudhë të artë kur ai ishte kryeministër, nëse merren parasysh kategoria e rritjes ekonomike dhe inflacionit.

“ Në atë periudhë ne kemi pasur rritje ekonomike gati 6% si rritje vjetore, ndërkaq në vitin 2015 nuk kemi pasur inflacion, por deflacion 0.5% do të thotë i vetmi vit në të cilin ne kemi pasur ulje të çmimeve 0.5% është viti 2015.”, tha Mustafa në emisionin “Click” në RTV21.

Ai tha se pavarësisht se situate globale nuk ka qenë siç është tani , pra lufta në Ukrainë e në Gaza, sipas tij ka pasur probleme të brendshme .

“S’kemi pasur luftë në Ukrainë, por kemi pasur luftë në parlamentin e Kosovës , kemi pas luftë në qytet kemi pasur , dhunë , kemi pasur orvatje të opozitës veçmas të  Vetëvendosjes që ta pengojë me çdo kusht punën e qeverisë, kemi lënë një përshtypje shumë të rëndë të opinion ndërkombëtar”, tha Isa Mustafa.


Mustafa mohon se ka dinamikë të zhvillimit ekonomik: Askush s’mund të lavdërohet me rritje 3.2% apo 3.4 % rritje vjetore

Ish kryeministri Isa Mustafa njëherësh edhe ekspert i ekonomisë, tha se nuk ka  rritje ekonomike gjatë qeverisjes së Qeverisë  Kurti .

“Asesi nuk është e vërtetë që kemi dinamikën më të madhe të zhvillimit në këtë periudhë , sepse në këtë periudhë nuk kemi rritje të tillë, p.sh këtë vit e përfunduam me rritje 3.2 % ose 3.4% edhe pse akoma nuk është konfirmuar rritja e saktë nga Banka Qendrore e Kosovës, as nga institucionet ndërkombëtare mirëpo askush nuk mund të lavdërohet me rritje 3.2% apo 3.4 % vjetore ekonomike sepse një rritje e tillë ekonomike nuk na ndihmon që ne ta ulim diferencën shumë të madhe që ne kemi me mesataren e Bashkimit Evropian.”, tha ai./21Media

Back to top button