Mustafa për përkushtimin e Kosovës në rrugën evropiane

Eichhorst, shprehu mbështetjen e BE-së për progresin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa priti në takim drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Gjatë takimit, u bisedua për progresin në Kosovë dhe avancimin e proceseve eurointegruese.

Sipas një komunikate për medie, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në rrugën evropiane.

“Kryeministri Mustafa veçoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar edhe përmbushjen e të gjitha kritereve që i takojnë Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe rezultatet evidente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet më tej në komunikatë.

I pari i ekzekutivit foli edhe për prioritetet e mëtejshme të Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Ndërsa, drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, shprehu mbështetjen e BE-së për progresin në Kosovë, duke vlerësuar të arriturat e deritashme./21Media

Back to top button