Mustafa për Von Cramon: S’e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas takimit që ka pasur kryeministri Albin Kurti me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Mustafa ka bërë disa kritika ndaj Viola von Cramon, duke thënë se ajo ka dhënë kontribut që Lëvizja Vetëvendosja të vjen në pushtet

“Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, Cramon ka mbajtur flamurin e VV-së, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në pushtet.

“Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë”, thuhet tutje në reagimin e tij.

Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku mbrëmë ka takuar kryeministrin Kurti.

Back to top button