Mustafa: Peticioni ka për qëllim destabilizimin e vendit

Sipas Mustafës mocioni është pamflet politik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për mocionin e mosbesimit të Qeverisë tha se mocioni është pamflet politik pas një baze argumentuese.

Ai tha se mocioni është tendencë që dobësitë, keqpërdorimet, dëmet që janë krijuar nga qeverisjet e kaluara t’i mveshen kësaj qeverie. ”Kjo sjellje është e paparanueshme.P eticioni ka per qëllim destabimlizimin e vendit, ka për qëllim fshehjen e adresave dhe dëmeve tjera që i janë bërë vendit. Faktet janë tjera”, tha ndër të tjera Mustafa, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, mocioni me 42 nënshkrime është dërguar në kryesinë e Kuvendit nga grupet parlamentare të Nisma-s për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë tjerë, përfshirë dhe tre deputetë të PDK-së./21Media

Back to top button