Mustafa: Po shohim përpjekje prej BE-së dhe SHBA-së me i dhanë fund shtetndërtimit të Kosovës duke krijuar këtë autonomi për serbët

(Lajm i përditësuar)

Njohësi i proceseve integruese, Artan Mustafa në “Click” në RTV21 tha se po shihen përpjekje të BE-së dhe SHBA-së t’i jepet fund shtetndërtimit të Kosovës duke krijuar autonomi territoriale për komunitetin serb në Kosovë.

“Në draft- propozimin e statusit, pikërisht njëri prej propozimeve është që të gjitha politikat sociale të shtetit të Serbisë që sot veprojnë paralelisht në Kosovë të zyrtarizohen dhe të menaxhohen nga ky komunitet, kjo realisht do të krijojke nje lloij nënshtetësie të dyfishtë, pra ne do të jetonim në një shtet, po si të jetonim në dy shtete të ndryshme”, tha Mustafa.

Ahmetaj: Dialogu është çelësi përmes të cilit do të kalojmë për antarësim në BE

Ish ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj vlerësoi se dialogu Kosovë- Serbi është pika kryesore në procesin që këto dy shtete do të kalojnë gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropain.

“Pas antarësimit të Qipros në BE, Be-ja e ka pa që nuk ia vlenë të antëtarësojnë shtete të cilat kanë cështje të hapura me fqinjt, dhe një ndër komponentet kryesore të cilat i kanë vënë rëndësi të vecantë përveç luftimit të krimit dhe korrupsionit ka qenë edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me shtetet për rreth. Në këtë aspekt është vënë si kriter për neve ashtu edhe për Serbinë, dialogu , arritja e marrëveshjes në mënyrë që të vazhdojnë më tutje në prcesin integrues” tha ajo në emisionin “Click” në RTV21.

Ahmetaj përmendi renditjen e procesit të dialout si pika e shtatë e prioriteteve të Qeverisë së Ksoovës,për të cilën gjë tha se i vjen keq.

“Dialogu është  çelësi, është dera  porta përmes së cilit ne do të kalojmë për antarësim  në BE, dhe është në interesin tonë më tepër se sa në interesin e Serbisë që çështjet e hapura me Serbinë t’i zgjedhim sa më herët”, tha ajo.

Arsyet pse Ballkani nuk po integrohet në BE, sipas Bushatit

Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha në emisionin “Click” në RTV21 se arsyet pse Ballkani nuk po arrin të integrohet në Bashkimin Evropain janë problemet brenda BE-së.

Ai kujtoi krizën finaciare të BE-së gjate viteve 2007-2008, krizën e refugjatëve në vitet 2014- 2015 si dhe pandeminë.

“Tani më kemi një situatë ku BE-ja ndonëse duket më e unifikuar për shkak të situatës së paprecedentë që po jetojmë që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, pra me pushtimin e Ukrainës nga Rusia , kam frikë që vet BE-ja po ambientohet me atë që konsiderohet si një lloj Status-quo edhe për disa vite në vijim  që do të merrëmi me pasojat e kësaj lufte”, tha Bushati. /21Media

Back to top button