Ngjarjet e datës 10 maj

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, në rend dite raportimi i zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi (N204, 09:00)

Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” (Dhomat e Specializuara të Kosovës, Hagë, 09:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese të subvencioneve nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (Shtëpia e Bardhë, 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere (C203, 10:00)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR KS), mban konferencën e publikimit të “Raportit të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022” ( Hotel Sirius, 10:00).

Protestojnë punëtoret e ndërmarrjes regjionale KRM Pastërtia (para zyrës qendrore të kësaj ndërmarrje në Rr. Enver Topalli Ferizaj, 10:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione (N10, 11:00)

Shoqata “Thirrjet e Nënave” organizon homazhe në kodrën e Çabratit (Gjakovë, 11:00), dhe viziton shtëpinë e Skyfter Sharanit (Gjakovë, 12:00)

Hapet shkolla profesionale e TIK-ut “Beetroot Academy” (Amfiteatri i Shtëpisë së Rinisë/Social Hub, Gjilan, 11:00)

Në 8 vjetorin e rënies, organizohen homazhe për nderë të Beg Rizaj (Shtatorja Beg Rizaj, 10:30, Kompleksi Memorial Gllogjan, 11:00)

Panairi i karrierës dhe studimeve jashtë vendit (Kampusi i Prishtinës në Lipjan, 12:00-15:00)

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të shpërndajë mirënjohje për disa nga familjet që kontribuan në luftën e UÇK-së, dhe do të zbulohet Guri Memorial në Shtëpinë e familjes Krasniqi në Bajram Curr (10:00)

Bëhët zbulimi i Gurit Memorial të Kulla e Sylejman Berishës në Prifq (13:00)

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, hapë ekspozitën për “Holokaustin sinti dhe romë”, e cila do të jetë e hapur për vizitorë nga data 10-30 maj (Muzeu Kombëtar, 16:00-20:00)

Back to top button