Mustafa reagon ndaj kritikave të VV-së

 

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka komentuar reagimet e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Mustafa ka thënë se është duke i përcjellë “sulmet që po i bëhen kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, në njërën anë dhe nga Presidenti i Serbisë, në anën tjetër, lidhur me Asociacionin (apo ‘Zajednicën’, me gjuhën e VV-së)”.

Duke komentuar një deklaratë të Vetëvendosjes në një konferencë për media se “ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nga kushdo e posaçërisht nga kryeministri ilegjitim Hoti”, Mustafa ka postuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin më 2015.

“Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutes, ne mbeshtetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash
VENDOS
I. TE DEKLAROJE kerkesen te pranueshme;
II. TE KONSTATOJE qe Asociacioni/Bashkesia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç eshte parapare me Marreveshjen e Pare, te ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Kosoves dhe shpallur nga Presidentja e Republikes se Kosoves;… Kjo le të konstatohet se LVV pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga z. Thaçi, ashtu siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Ndërkaq, Vuçiqi ishte pajtuar në Marrëveshjen mbi parimet, të cilën e nënshkruam në vitin 2015 që Asociacioni do të themelohet pasi që Gjykata Kushtetuese konstaton se vendimi i Qeverisë dhe Statuti, (përfshirë edhe ndryshimet e tij) janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Kjo dispozitë nuk gjendet në Marrëveshjen e Parë”, ka përfunduar postimin e tij Mustafa.

Back to top button