Hoti: Për 100 ditë, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin

 

Kyreministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook thotë se Kosovën e kanë kthyer në rrugën e integrimit euro-atlantik, dhe siç shprehet ai, pa shpenzuar miliona euro për lobim.

Hoti ndër tjera tha se kjo është arritur me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri është serioze karshi zotimeve të veta.

“Nuk ka më izolim të Kosovës. Për 100 ditë, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin: në Shtëpinë e Bardhë, në kryeqytetin e BE-së në Bruksel, në selinë e NATO-s, në Paris dhe së shpejti edhe në qendrat e tjera. Pas një devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik. E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri është serioze karshi zotimeve të veta, me vendimmarrje bazuar në ligje dhe kushtetutë, e jo interesa parapolitike”, shkroi Hoti në Facebook. /21Media 

Back to top button