Mustafa zotohet se do të ketë investime në bujqësi

Mustafa premton përkrahje të vazhdueshme për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se sektori i bujqësisë është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ndaj sipas tij do të ketë investime për bujqësi dhe do të ketë përkrahje të vazhdueshme për fermerët në vend. Kështu tha Mustafa në Punëtorinë për promovimin e rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

“Do të fuqizojmë certifikimin e produkteve për tregun vendor dhe për atë ndërkombëtar. Kemi prioritet përkrahjen e fermerëve. Sektori i bujqësisë përbën sektorin më të madh për zhvillim ekonomik dhe për krijim e vendeve të reja të punës. Ndaj, duke përkrahur sektorin e bujqësisë, mbështeten edhe sektor të tjetër me ndikim për zhvillim të vendit”, tha Mustafa.

Në këtë punëtori kreu i Qeverisë, Albin Kurti, e ripërsëriti qëndrimin e tij se reciprociteti me Serbinë do të ndodhë. Me këtë veprim, sipas tij Kosova do të sillet si shtet i pavarur, ashtu siç e ka shpallur pavarësinë.

Back to top button