Mustafa:”LDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet”

Mustafa nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me VV-në

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa në një intervistë për RTV21 thotë se PDK iu frikësua suksesit të LDK-së në qeverisje dhe e prishi koalicionin! Me mënyrën se si u rrezua qeveria, Mustafa është i bindur se do të humb vetëm PDK-ja ndërsa partia e tij do t’i fitoj zgjedhjet. Kryetari i LDK-së  nuk e përjashton mundësinë e koalicionit parazgjedhor me VV ndërsa zotohet se në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë edhe një herë në koalicion me PDK!

Intervista e plotë me z.Mustafa emitohet sonte në orën 21.30 në emisionin SPECIALE të RTV 21./21Media

 

 

Back to top button