SHBA-Kina me marrëveshje tregtare

Do të bëhet eksport i mishit dhe gazit

Uashingtoni dhe Pekini arritën marrëveshje tregtare për të garantuar eksportet e mishit dhe të gazit natyror drejt Kinës, e cila është gjithashtu e hapur për disa shërbime financiare, një kompromis i paraqitur si fryti i parë i afrimit mes presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping.

Pas deklaratave të ashpra kundër gjigantit aziatik gjatë fushatës zgjedhore, Trump më në fund moderoi deklaratat e tij pas vendosjes në Shtëpinë e Bardhë, para pritjes së homologut kinez në fillim të prillit në vilën e Mar-a-Lagos në Florida.

Presidenti amerikan përshëndeti në atë kohë progreset spektakolare në marrëdhëniet kino-amerikane dhe premtoi një plan veprimi për riforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ku marrëveshja e nëshkruar sot zbulon rezultatet e para.

Sipas marrëveshjes, Kina do të lejojë deri në mes të muajit korrik importet e mishit amerikan.

Pekini kishte njoftuar tashmë në muajin shtator një heqje të pjesshme të embargos 13-vjeçare mbi mishin që vinte nga SHBA-ja, por ky vendim pritej të konkretizohej.

Në çështjen energjetike, SHBA-ja do të hapë dritën e gjelbër për ndërmarrjet kineze, që ato të blejnë gaz natyror amerikan dhe Kina nuk do të trajtohet me më pak vëmendje se vendet e tjera që nuk disponojnë një marrëveshje për tregtinë e lirë me fuqinë e parë botërore.

Nga ana e tij, Pekini do t’u mundësojë firmave të huaja të ofrojnë shërbime për vlerësimin financiar në vend dhe regjimi komunist premton marrjen e masave në kuadër të akordimit për sistemet amerikane të pagesave elektronike të një aksesi të shpejtë dhe të plotë në tregun e tij.

Back to top button