”Mustafën nuk e ndalën as Molotovët”

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Presidenti i Partive Popullore Evropiane tha se me qeverisjen e Mustafës ka pasur trefish rritje ekonomike

Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa sot në ditën e dytë të fushatës zgjedhore mbajtën tubim zgjedhor me simpatizantët e tyre në Gjilan.

Përveç lidershipit dhe strukturave të koalicionit, në tubim mori pjesë edhe presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.

Ai tha ka ardhur në Kosovë për ta mbështetur LDK-në në këtë fushatë. Sipas tij është një frymë e re për të cilën Kosova ka sot nevojë.

“LDK është besnik i vlerave për të cilat i ka mbrojtur në vazhdimësi.  Reforma ekonomike që keni bërë që të rinjtë mos të largohen nga Kosova. Me qeverisjen e Mustafës ka pasur trefish rritje ekonomike. Menaxhimi i mirë financiar ka bërë që Kosova të marr miliona euro nga institucionet ndërkombëtare. Ky zhvillim nuk mund të bëhet pa një luftë të rreptë kundër korrupsionit, shtet i së drejtës dhe gjyqësi e pavarur. Me këto edhe investimet e huaja gjithsesi se nuk do të mungojnë. Mustafën nuk e ndalen as koktelet molotov”, theksoi Joseph Daul.

Daul tha se edhe BE nuk ka qenë fer me Kosovën dhe deri në anëtarësim BE nuk është e plotë. Ai porositi për të mos i dëgjuar sirenat e Rusisë por porositë e BE.

Edhe kryetari i komunës së Gjilanit  dhe njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri shprehu bindjen se LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se për  dy vjet kanë pasur një qeveri të mirë me rritje ekonomike. “Tani në Gjilan kanë filluar investimet për rrugë dhe do të zgjidhet problemi i ujërave të zeza. Jam I bindur se do të hapim 80 mijë vende të reja të punës. Kemi me bërë mirëqenien e qytetarëve sepse është vlerë e LDK-së me duar të pastra. Ne nuk e kritikojmë Brukselin por do t’i kryejmë detyrat tona”, tha Hoti./21Media