Mustafi jep detaje ku do të shpenzohen mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës

(Lajm i përditësuar)
Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar e Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi pasi Qeveria e Kosovës ndau 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës, ka thënë se me këtë buxhet janë paraparë 78 grante për projekte mbi 1 milionë euro, 107 bursë vjetore prej 1.000 euro dhe 4010 nxënës libra falas deri 255 mijë euro.
Ai ka shkruar se pret që në vitet në vijim kësaj mbështetje t’i bashkohet edhe Shqipëria.

10:03- Qeveria ndan 1.2 milion euro për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë kanë miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.
Kurti ka shkruar në “Facebook” se në këtë mbledhje kanë ndarë edhe 650 mijë euro për zbatimin e masës 3.6 – mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – mbështetja e eksportit të pakos së ringjalljes ekonomike.
“Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë””, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button