Muzeu Arkeologjik i Prizrenit mirëpret vizitorët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se pas punës së profesionistëve dhe investimeve të Ministrisë së Kulturës, Muzeu Arkeologjik i Prizrenit ka marrë formën e një institucioni modern muzeal.
“I hapur për vizitorë dhe me një program të veçantë për fëmijët, muzeu ka krijuar standard të ri të dokumentimit dhe prezantimit të historisë sonë”, ka njoftuar Çeku.
Ai tutje ka thënë se programi shtetëror për muzetë do të ketë shtrirje në gjithë territorin e shtetit.
“Ndërhyrjet në muzetë do të vazhdojnë me dinamikë të shtuar”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook./21Media

Back to top button