Muzikantët e Kievit mbajnë koncert të improvizuar për paqe

 
Mes gjithë tmerrit, një moment lehtësimi.
Anëtarët e orkestrës së Kievit kanë mbajtur një koncert të improvizuar në Sheshin e Pavarësisë së qytetit.
Të veshur me kapele dhe pallto ndërsa luanin në temperatura të ftohta, ata performuan pjesë të ndryshme, duke përfshirë himnin e Bashkimit Evropian, “Ode to Joy” të Beethoven.
Videot në mediat sociale treguan një turmë të vogël që qëndronte në këmbë për të dëgjuar muzikë dhe duke valëvitur flamujt ukrainas, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Drejtuesi, Herman Makarenko, tha se qëllimi ishte të promovonte thirrjen e qeverisë ukrainase për një zonë të ndaluar fluturimi në të gjithë vendin dhe për t’i dhënë fund luftës.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media

Back to top button