Mykolaiv vazhdon të bombardohet, tha kryetari i bashkisë

Qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv vazhdon të bombardohet nga rusët, ka thënë kryetari i bashkisë, Oleksandr Senkevych.

Ai për për BBC Newsday ka deklaruar se municionet thërrmuese tani po përdoren në zonat civile në qytetin e tij që nuk kanë asnjë vlerë ushtarake, në mënyrë që të krijojë panik dhe të përgatitet për një operacion tokësor rus.

Senkevych u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe fëmijëve që të largohen nga Mykolaiv për të kufizuar viktimat civile.

“Ne jemi nën bombardime çdo ditë. Dje patëm dy bombardime. Sa i përket bombardimeve të djeshme, ata na bombarduan me bomba thërrmuese, me raketa thërrmuese që ranë nëpër lagje, të gjitha ato ishin vetëm shtëpi ku njerëzit vijnë për të fjetur dhe në mëngjes shkojnë në punë.”./21Media

Back to top button