‘Na kanë bombarduar ditë e natë’, thonë të evakuuarit nga Mariupoli

Njerëzit që arritën të shpëtonin nga Mariupol në Ukrainën jugore folën për skenat e trishtuara, në qytetin ku forcat ruse kanë intensifikuar një rrethim.

Ati Pavel Komashevsky, një prift, tha për BBC-në se zonat e banuara ishin bombarduar pa pushim ditë e natë me avionë dhe raketa Grad që shpërthyen.

Ai tha se me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe mbarimin e ushqimit dhe ujit, banorët filluan një grabitje masive të dyqaneve dhe farmacive.

At Pavel tha se ai ishte larguar disa ditë më parë në një kolonë prej rreth njëqind makinash private. Planet për evakuim përmes një korridori humanitar u braktisën për shkak të bombardimeve ruse.

Ai tha se autokolona u kthye në një pikë kontrolli ruse, por shoferët vendas ofruan një rrugë tjetër për të shkuar në territorin e kontrolluar nga forcat ukrainase.

Të dielën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kërkoi akses për dërgesat e ndihmave dhe një plan të rënë dakord për evakuimin e tyre./21Media

Back to top button