Kaloni te përmbajtja kryesore

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me mbi 500 gjeneratorë

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me më shumë se 500 gjeneratorë.

Gjeneratorët do të ofrojnë energji për shërbimet thelbësore, duke përfshirë strehimoret dhe spitalet. Ata gjithashtu do të furnizojnë energji të mjaftueshme 20,000 shtëpi.

Ky njoftim ka ardhur pasi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërrë një kërkesë të drejtpërdrejtë Britanisë së Madhe për gjeneratorët, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Johnson ka deklaruar se gjeneratorët do të ndihmojnë në lehtësimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button