Nagavci akuza të rënda për Ministrinë e Arsimit

Nagavci : Është koha që kësaj qeverisje t’i vjen fundi

Përfaqësuesja nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërije Nagavci në “Debat Përnime”, të moderuar nga Jeta Xharra, që transmetohet në RTV21, tregoi se më datë 29.06.2015 i ka dërguar një letër ministrit të Arsimit për dy shkelje, keqpërdorim të detyrës zyrtare të një ish-drejtoreshe, shkruan rtv21.tv

“ Jo vetëm se nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, por drejtoreshës së cilës ne ja kemi ndërprerë kontratën ata e kanë caktuar zyrtare të lartë në Departamentin për Kurikula dhe tani në Departamentin e Inspekcionit. Ashtu sikurse kanë bërë një drejtor tjetër pa konkurs, pa kritere zyrtar të lartë  në Departamentin e Inspekcionit, departament që do të duhej të ishte përgjegjës për cilësinë e arsimit”, tha Nagavci.

Sipas saj, është koha që kësaj qeverisje t’i vjen fundi , sepse siç tha ajo bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë./21Media

Back to top button