Nagavci: Deri në shtator mësimdhënësit duhet vaksinuar me të dy dozat

Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot ka deklaruar se deri në shtator të gjithë mësimdhënësit duhet të përfundojnë dy vaksinat kundër COVID-19.
Përmes një statusi në Facebook, Nagavci ka deklarar se dëmet e shkaktuara në arsim nga pandemia janë evidente dhe shumë dimensionale prandaj, duhet mobilizim i të gjithëve që të arrijnë përmirësim të gjendjes dhe rezultatet e synuara.
“Ne jemi duke planifikuar që vitin shkollor 2021-2022 ta fillojmë me pjesëmarrje të plotë fizike, andaj stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar. Dëmet e shkaktuara në arsim nga pandemia janë evidente dhe shumë dimensionale prandaj, na duhet mobilizim i të gjithëve që të arrijmë përmirësim të gjendjes dhe rezultatet e synuara. Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. Fatmirësisht ka mjaftueshëm vaksina të cilat janë të aprovuara dhe të sigurta. Ju bëj thirrje të gjithë juve që akoma nuk jeni vaksinuar, që pa humbur kohë të caktoni terminet për vaksinim në mënyrë që ta mbroni shëndetin tuaj dhe të të tjerëve, por edhe që të jemi të gatshëm për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor.”, ka shkruar Nagavci në facebook.

Back to top button