Nagavci nderoi të rënët e Epopesë së Çabratit, vendosi kurora lulesh në varreza
Gjakova shënon sot përvjetorin e Epopesë së Çabratit, betejës së vetme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të zhvilluar në zonë urbane.
Me këtë rast, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se datat 7,8 dhe 9 maj për shumë qytetarë të Gjakovës, shënojnë momente të paharruara.
”Bashkë me përfaqësues institucional, ish luftëtarë, aktivistë e qytetarë, vendosëm kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve dhe të Martirëve, dhe tek Memoriali Përkujtimorë 7 Maji. Me nderimet që iu bëjmë dëshmorëve dhe martirëve të kombit ia përkujtojmë vetes se sa i lartë ishte edhe çmimi për lirinë edhe vetëmohimi i luftëtarëve të lirisë, dhe sesi nuk duhet të devijojmë nga rruga e tyre, ngase ajo është e vetmja rrugë që mund të na shpie përpara”, ka shkruar Nagavci në ”Facebook”.
Në Betejën e Çabratit ranë 7 dëshmorë dhe 41 civilë, si dhe 43 qytetarë të tjerë të cilët u rrëmbyen dhe zhdukën./21Media