Një rrugë në New York do të emërohet me emrin ”Skënderbeu”

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar kryetarin e New Yorkut, Eric Adams.
Veliaj ka bërë të ditur se një rrugë tjetër e New Yourkut do të marrë emrin ”Skënderbeu”.
”I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams! Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm. Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin ”Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë”, ka shkruar Veliaj në ”Facebook”./21Media
Back to top button