Nagavci pas dhunimit të 11-vjeçares: Siguria për fëmijët do të jetë top prioritet

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se për vitin e ri shkollor një nga prioritet do të jetë siguria dhe krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijët. Derisa ka folur për rastin e dhunimit seksual të 11-vjeçare nga Prishtina, Nagavci ka theksuar se dënon fuqishëm aktin e tillë. Ajo ka bërë thirrje për reagim institucional dhe ofrimin e shërbimeve për të miturën.
Në konferencën për media para fillimit të vitit të ri shkollor, Nagavci tha se siguria dhe krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijët, do të jetë një nga prioritetet e ministrisë.
“Për ne si Ministri e Arsimit, në vitin e ri shkollor që po fillon, siguria dhe krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijë tanë do të jetë një nga top prioritetet dhe do t’i kushtojmë një angazhim e përkushtim të plotë”, ka deklaruar ajo në konferencë për media.
Ajo në konferencën e ftuar për prezantimin e të dhënave para fillimit të vitit të ri shkollor, ka shprehur indinjatën, siç tha ajo, për rastin e dhunimit seksual të 11-vjeçares nga pesë persona.
Dyshohet se gjatë së shtunës, një 11-vjeçare është dhunuar seksualisht për orë të tëra nga pesë burra. Gjatë ditës do të protestohet me kërkesat për mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë./21Media

Back to top button